Sot para 39 viteve, ndodhi mrekullia në Prishtinë! Shpërtheu stadiumi si vullkan 

Futboll

Sot para 39 viteve, ndodhi mrekullia në Prishtinë! Shpërtheu stadiumi si vullkan 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:12
Ramadan Cimili me të bardha, kapiten, pas tij Shujica

Pikërisht të dielën e 14 gushtit të vitit 1983, Prishtina e nisi me fitore në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në futboll.

Para 39 viteve kudo në Kosovë flitej për ndeshjen debutuese të Prishtinës kundër Dinamos së Vinkovcit.

Prishtina me kapitenin Ramadan Cimili, synonin fitoren e parë ndaj skuadrës kroate, Dinamo e Vinkovcit (sot Cibalia).

Djelmoshat e Prishtinës startuan ashtu si iu ka hije, me fitore shumë të vështirë por të ëmbël me rezultat 1:0. 

Në minutën e 86-të, të gjithë në pritje se kjo ndeshje do të mbyllet me rezultat të bardhë, për një moment shpërtheu stadiumi si vullkan, që nga tribuna e Lindjes, perëndimore, jugore dhe veriore, Zoran Batroviqi shënon në portën e portierit mjaft të mirë Budimçeviq.

Festë në Prishtinë, mes futbollistëve e tifozëve gëzim i papërshkrueshëm.

Në këtë vit në ligë garonin Hajduku i Splitit, Partizani i Beogradit, Cërvena Zvezda e Beogradit, Dinamo e Zagrebit, Velezhi i Mostarit, Zhelezniçari i Sarajevës, Slloboda e Tuzllës, Osijeku, Rijeka, Sarajeva, Radniçki i Nishit, Prishtina, Vojvodina e Novi e Sadit, Çeliku i Zenicës, Vardari i Shkupit, Buduçnosti i Podgricës, Dinamo e Vinkovcit dhe Olimpia e Lubjanës.

Prishtina përfundon në vend të tetë me 33 pikë të mbledhura.  

Prishtina - Dinamo 1:0

Stadiumi i Qytetit, Prishtinë.
Shikues: 18.000.
Gjyqtarë: A. Kulenoviq (Bosanska Dubica), Stjepan Gllavina (Klis), M. Kallajxhiq (Mostar).
Shënues: Zoran Batroviq (86').
Prishitna: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruesvki, Favzi Rama, Edmond Rugova (Ramiz Krasniqi), Fadil Muriqi (Rifat Mehinoviq), Fadil Vokrrii, Agim Cana dhe Zoran Batroviq. 
Dinamo: Budimçeviq, Vitkoviq (Reqeviq), Mërshiq, Tonkoviq, Novosellac, Macan, Vujiçiq, Sheçer, Tunjiq, Duspara (Raheviq) dhe Haliloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat