Ajax fiton bindshëm

Futboll

Ajax fiton bindshëm

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:32
Ajax fiton bindshëm

Ajax shkëlqeu në takimin e parë shtëpiak të sezonit të ri në Eredivisie, duke mposhtur 6:1 Groningen. Dueli i luajtur në “Johan Cruijff Arena” u sahoqërua me gola të bukur dhe të shumtë.

Steven Bergëijn realizoi një tregolësh, teksa rrugën e rrjetës e gjetën edhe braziliani Antony (supergol), Kenneth Taylor dhe Steven Berghuis, të cilët kompletuan suksesin “tenistik” të kampionëve në fuqi të Holandës.

Miqtë gëzuan vetëm në minutën e dhjetë. Belgu Cyril Ngonge barazoi përkohësisht rezultatin, por vetëm kaq. Ajax është ngjitur në kuotën e 6 pikëve pas dy javëve të para në Eredivisie.

Objektivi i “Harkëtarëve” është fitimi i titullit kampion për herë të 37-të në histori, ndërkohë që ndeshja e radhës luhet në Roterdam përballë Spartës vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat