​Van der Vaart: Është turp të luash për Barcelonën

Futboll

​Van der Vaart: Është turp të luash për Barcelonën

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 18:48
​Van der Vaart: Është turp të luash për Barcelonën

Ish-mesfushori i Holandës, Rafael van der Vaart, ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me situatën e Frenkie de Jong, duke thënë se Barcelona meriton të ndëshkohet për mënyrën e trajtimin të mesfushorit.

Është shumë e qartë se Barcelona po shtyn për largimin e De Jong, por duke parë situatën e krijuar, De Jong ka vendosur të dal kundër propozimit të klubit.

Ka interesim nga disa skuadra të Premierligës angleze si Manchester United, me të cilin Barcelona arriti një marrëveshje në parim, dhe Chelsea, të cilët janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar nga “Blaugranët”, por asnjë nga skuadrat nuk ka arritur të bindë holandezin për t’u ndarë me Barçën.

Duke folur përpara ndeshjes hapëse të Barcelonës në La Liga kundër Rayo Vallecanos, van der Vaart, i cili kaloi dy sezone me Real Madridin gjatë karrierës së tij si lojtar, sulmoi presidentin e klubit Joan Laporta për paraqitjet e tij publike duke thënë se ai po e drejton klubin si një “mafioz”, përcjellë KosovaPress.

"Si mund të blesh lojtarë kur nuk ke para?" tha ish-mesfushori. “Më duket një turp. Laporta që vazhdon të qeshë. Ky njeri mendon se është mbreti. Por unë mendoj se ai është pak idiot.”

“De Jong? Ju nuk mund t'i trajtoni njerëzit kështu. De Jong fiton shumë? Ti firmos një kontratë dhe më pas e plotëson kontratën ose largohesh me kushte të mira, por jo kështu. Kjo është mafia dhe ata duhet të ndëshkohen”, shtoi ish-lojtari i Tottenhamit.

Van der Vaart gjithashtu shtoi se ky lloj trajtimi po e vendos Barcelonën në një pozitë të keqe.

“Emri i Barçës në hartë është bërë shumë i keq. Është një klub i madh dhe të gjithë duan të luajnë atje. Por tani për tani ne e gjykojmë ndryshe dhe më duket turp kur luan për ta”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat