PSG në takim urgjent për çështjen Neymar dhe Mbappe

Futboll

PSG në takim urgjent për çështjen Neymar dhe Mbappe

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 19:22
Neymar dhe Mbappe

Dyshja e superyjeve të kësaj skuadra patën një bisedë jo të këndshme gjatë ndeshjes së fundit në Ligue 1 

Sezonin i ri 2022/23 është vetëm dy javë i vjetër, por më sa duket tensioni dhe pakënaqësitë në zhveshtore të Paris Saint-Germain ka bërë që të kërkohet një takim që është quajtur “për ta qartësuar situatën” në këtë klub. 

Edhe pse kampionët francez fituan 5-2 kundër Montpellier në këtë vikend, Neymar dhe Kylian Mbappe ishin zënë në fushë me njëri-tjetrin. 

Francezi u pa në një vend duke bërtitur kur Neymar nuk ia pasoi topin atij, me videon që shpejt u bë virale në rrjetet sociale. 

Mbappe pastaj pyeti Neymar që t’ia jap topin për penalltinë e dytë të PSG-së në ndeshje, edhe pse lojtari i ri e kishte humbur një më parë. 

Neymar nuk ja dha topin dhe shënoi, pas kësaj Mbappe bëri një “pëlqim” për një postim që kritikonte Neymar dhe vendimin që ai të jetë ekzekutuesi kryesor i penalltive në skuadër. 

PSG do të intervenojë dhe do të flasë me Neymar dhe Mbappe 

Sipas L’Equipe, hierarkia e PSG-së ka vendosur që të intervenoi tani, para se të eskaloj situata. 

Trajneri Christophe Galtier dhe këshilltari sportiv Luis Campos do të flasin me sulmuesit gjatë javës. 

Ata kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë kërkuar nga lojtarët që të punojnë së bashku për të mirën e skuadrës. 

Ka lajme që edhe lojtarë të tjerë të PSG, të tillë si Neymar dhe madje edhe Lionel Messi që nuk janë të lumtur shumë me Mbappen që është bërë qendra e projektit të PSG, pas rinovimit të kontratës së tij. 

Menaxhmenti i Neymar thuhet se janë të palumtur me hierarkinë e PSG-së, kështu që do të vije të një takim “për ta qartësuar situatën”. 

Braziliani është lidhur edhe me një largim nga klubi në fillim të kësaj vere, por pastaj ai vendosi që të qëndrojë dhe të vazhdojë punën për ta sjellë një trofe europian në Paris. 

Nëse Mbappe, Neymar dhe Messi mund të punojnë së bashku, PSG padyshim që ka sulmin më të frikshëm në botë. Por, kjo mbetet vetëm një “nëse e madhe” – asgjë tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat