Tërbohen, 75 mijë firma kundër gjyqtarit të njohur anglez

Futboll

Tërbohen, 75 mijë firma kundër gjyqtarit të njohur anglez

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:58
Tërbohen, 75 mijë firma kundër gjyqtarit të njohur anglez

Tifozët e  Chelsea kanë nisur një peticion ku kërkojnë pezullimin e arbitrit Entoni Tejlor pas gjykimit të derbit me Totenhemit në “Stamford Bridge” të dielën.

Trajneri Tomas Tuhel protestoi për parregullsi në të dy golat e “Spërsave” në barazimin 2-2 në javën e dytë të Premier Ligës, madje bëri thirrje që ai të mos gjykonte më ndeshjet e skuadrës së tij.

Një deklaratë e tillë i hapi probleme teknikut gjerman, ndaj të cilit Federata Angleze nisi një hetim disiplinor.

Por zemërimi i tifozëve nuk është zbehur as një ditë pas barazimit që Kejn regjistroi vetëm në minutën e 96-të të ndeshjes.

Ata nisën një peticion me 10 mijë firma për dënimin e arbitrit dhe me kalimin e orëve firmat e kaluan shifrën 75 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat