Befason

Futboll

Befason

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:16
Marco Reus

Borusia e Dortmundit, Bundesliga por edhe disa komente shumë personale pa i vënë fre gjuhës. Marco Reus, kapiten i verdhezinjve, foli për disa tema në podcastin OMR pa kursyer edhe ndonjë shigjetë për klubin e tij.

Kapiteni i Borusias së Dortmundit fillimisht foli për politikën e klubit të tij, duke iu referuar nivelit të skuadrës dhe shumë talenteve që verdhezinjtë kanë formuar për t’i shitur më pas.

“Është mëkat i vërtetë të shohësh se si klubi angazhon talente të reja, që ëndërrojnë të rriten, dhe pastaj të largohen pas 2, 3 apo 4 vjetësh. Ke gjithmonë ndjesinë se mund të krijosh një skuadër të fuqishme, por pastaj, pas 1 apo 2 vitesh, skuadra shpërbëhet, sepse 2 apo 3 lojtarë të rëndësishëm ikin.

Nëse mendoj për emra të tillë si Halaand, Gundogan, Gotze, Sancho, Dembele, sigurisht që shumë lojtarë të fortë kanë qenë këtu në vitet e fundit. Nëse do të kishin qëndruar, Borusia e Dortmundit mund të kishte thënë të sajën edhe në Evropë. Por e kuptoj sesi funksionon futbolli, bëhet fjalë edhe për biznes”.

Reus vazhdoi më pas duke zbuluar diçka interesante në lidhje me preferencat e tij sa i përket futbollit, duke surprizuar jo pak me deklaratën e tij.

 “Nëse e shikoj Bundesligën në TV? Në të vërtetë e njoh mirë Bundesligën, prandaj preferoj të shikoj La Liga-n. Për shembull, kur Barcelona luan kundër Realit të Madridit.

E njoh Bundesligën, por edhe Premier League-n, pasi është diçka vërtet e veçantë kur përballen City dhe United, dy skuadra të mëdha me lojtarë të mëdhenj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat