Kluivert i Romës pajtohet t’i bashkohet Fulhamit

Futboll

Kluivert i Romës pajtohet t’i bashkohet Fulhamit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:17
Justin Kluivert

Justin Kluivert është pajtuar që t’i bashkohet Fulhamit në këtë merkato të verës.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Saint Auma.

Aktualisht ka mbetur që të dakordohen klubet në mes vete për transferimin e lojtarit.

Oferta e skuadrës londineze fillimisht është që lojtari të afrohet në formë huazimi, me opsion blerje, prej 12 milionë eurosh.

Ende nuk është kthyer përgjigje nga Roma e cila po e shqyrton këtë ofertë.

Kluiviert është 23-vjeçar dhe luan si anësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat