Balak kritikon ashpër gjermanin e Bayernit

Futboll

Balak kritikon ashpër gjermanin e Bayernit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 20:25
Kritikon ashpër gjermanin e Bayernit

Trajneri Julian Nagelsman i ka dhënë një tjetër mundësi Leroi Sanesë në fitoren 2-0 të Bayernit kundër Wolfsburgut të dielën në mbrëmje.

Por sulmuesi i kërkuar nga Manchester Utd ka qenë shumë larg formës së tij dhe është përballur me kritika të forta nga ish-mesfushori i Gjermanisë, Mikael Balak.

Duke folur për “DAZN”, Balak ka treguar se sulmuesi është jashtë forme dhe gjuha e tij trupore lë për të dëshiruar.

“E kam parë të lodhur, të pafuqishëm, të papërgatitur.

Gjuha e tij trupore flet vetë, lë për të dëshiruar. Nëse dëshiron të bëhet lojtar i madh, duhet të përmirësohet ndjeshëm, duhet të punojë më shumë, më fort. Ai ka talent, por ka dhe shumë vend për përmirësim”, tha Mikael Bala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat