Shuku i bashkohet KF Arsimit

Futboll

Shuku i bashkohet KF Arsimit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 21:02
Shuku i bashkohet KF Arsimit

Erion Shuku, një sulmues mjaft i talentuar i dalë nga shkolla e FC Shkupit, karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e KF Arsimit nga Çegrani, që në sezonin e ri do të luaj në Ligën e Dytë unike të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 18-vjeçar, i cili për shkak konkurrencës së madhe në ekipin e parë të FC Shkupit, vendosi që të provoj veten në një rang më poshtë, vetëm e vetëm ti tregojë aftësitë e tij realizuese.

Shuku edicionin e kaluar ishte pjesë e Slloga Vinicës, ndërsa kujtojmë që me FC Shkupin, i njëjti korrikun e vitit të kaluar debutoi në Ligën e Konferencës, duke luajtur kundër Santa Klara nga Portugalia.

Shuku është i lindur për gol, ndërsa më së miri për këtë flasin edhe statistikat me grupmoshat e reja, ku llogaritet si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në akademinë e FC Shkupit, me të cilën skuadër në 94 ndeshje kishte realizuar 95 gola.

Ai ka qenë edhe pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë, duke luajtur me ati U14, U17 dhe U18, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe me Kombëtaren U15 të Shqipërisë.

Shuku nuk është emri i vetëm që është prezantuar sot nga drejtuesit e KF Arsimit, pasi ata për vete kanë bërë edhe një shkupjan tjetër, Ali Asan, që vjen nga rradhët e ekipit të të rinjëve të Vardarit, si dhe mesfushorin difenziv, Urim Bajramin, që së fundmi ishte pjesë e Bratsvo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat