Manaj feston

Futboll

Manaj feston

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:57
Manaj feston

Rei Manaj po fiton gradualisht terren te klubi anglez i Watfordit.

Në sfidën e kaluar shqiptari nuk u aktivizua asnjë minutë, ndërsa në përballej e sotme ndaj Birminghamit, u hodh në fushë në minutën e 55-të, teksa skuadra e tij po humbiste me rezultatin 1-0. Me futjen e Manajt, loja ndryshoi për mirë, teksa në minutën e 63-të, erdhi dhe goli i barazimit.

Pas një gjuajtje të futbollistit Sema, Manaj i ndodhur shumë pranë zonës së 5 metërshit, tenton ta devijojë topin që përfundoi në rrjetë.

Lushnjari në momentin e shënimit, ngriti dorën duke lënë të kuptohet se ka pasur një devijim të lehtë nga ana e tij, por kjo gjë nuk arrihet të kuptohet qartë, për shkak se edhe gjuajtja e futbollistit Sema ishte e shpejtë dhe e fortë.

Gjithsesi e rëndësishme është që skuadra e shqiptarit gjeti golin e barazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat