Anulohet Brazil - Argjentinë

Futboll

Anulohet Brazil - Argjentinë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:19
Anulohet Brazil - Argjentinë

Kupa e Botës, Katar 2022 është shumë pranë dhe kualifikueset kanë përfunduar në të gjitha Konfederatat, me përjashtim të një sfide, Brazil-Argjentinë.

Në kualifikueset e Amerikës së Jugut, Brazili, Argjentina, Uruguai dhe Ekuadori siguruan automatikisht një biletë për në fazën finalë të Botërorit, por “klasikja” e parë nuk u zhvillua për shkak të pandemisë.

Epilogu i një telenovele njëvjeçare mori fund.

Më 6 shtator 2021,  Zyrtarët e Agjencisë Rregullatore të Shëndetit të Brazilit, bastisën “Arena Corinthias” në Sao Paulo në minutën e gjashtë të ndeshjes Brazil – Argjentinë, për të ndaluar katër lojtarë të Argjentinës, të cilët sapo kishin ardhur nga Anglia, për shkak të masave të asaj kohe në Brazil në lidhje me COVID-19.

Një situatë që krijoj shumë polemika, ndërsa FIFA, pak ditë më pas nuk vendosi një datë fikse për zhvillimin e kësaj përballe. Shpesh u përfol që “Klasikja” të luhej në muajin korrik të këtij viti, por Federata Argjentinase e Futbollit refuzoi menjëherë idenë që kjo sfidë të luhej në korrik. Pa asnjë kompromis dhe pa asnjë marrëveshje,

FIFA dhe Gjykata Arbitrazhit Sportiv kanë dalë me një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se, takimi i ndërprerë në minutën e gjashtë midis Brazil dhe Argjentinë nuk do të luhet përfundimisht.

Një vendim i vështirë, por edhe i pranueshëm. Kjo pasi ata të cilët humbasin janë tifozët, ndërsa për skuadrat asgjë nuk ndryshon, pasi Brazili mbylli kualifikueset në vendin e parë me 45 pikë, ndërsa Leo Messi me shokë u renditën në vendin e dytë me 39 pikë, pra 6 pikë diferencë mes tyre.

Por, pavarësisht se ndeshja nuk do të luhet të dyja Federatat janë gjobitur, Argjentina me 155,000 euro dhe Brazili me 310,000 euro, por do të paguajnë vetëm 50% të gjobës pas një vendimi të dytë, pak ditë më parë.

Gjithashtu, në këtë mes do të përfitojë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi nga shuma e reduktuar 25% e saj do të kalojë te kjo organizatë si pjesë e luftës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat