Klopp konfirmon

Futboll

Klopp konfirmon

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:27
Klopp konfirmon

Liverpul duket se sezonin e ri nuk e ka nisur me këmbën e duhur, teksa pas dy javësh kampionat ka grumbulluar vetëm dy pikë.

Në të parën ishte “muri” i madh Fulhemit i cili u bë i pakalueshëm për tri pikët, kurse të hënën ishte Kristal Palas që i prishi humorin sërish djemve nga “Anfield Road”.

Përtej rezultatit dhe paraqitjes së bëjë, buja më e madhe i takoi “përplasjes” Nunjez-Andersen, e përfunduar më karton të kuq për yllin 100 milionësh të të kuqve, i cili gotiti me kokë rivalin.

Dhe sigurisht që pas një gjesti të tillë agresiv nuk mund të mungonin kritikat nga liderët e kuq. I pari ishte kapiteni zëvendëskapiteni, Virxhil Van Dajk, shumë i drejtpërdrejtë:

“Ai duhet të kontrollojë veten, duke e ditur se këto gjëra mund të ndodhin, veçanërisht në Premier Ligë. Ai ka të gjithë mbështetjen tonë dhe e di që nuk duhet të ndodhë më. Shpresojmë se do të jetë kështu.

Nunjez ishte i zhgënjyer me veten.

Por është një mësim i mirë për të dhe padyshim që ne gjithmonë do ta mbështesim. Shpresojmë se nuk do të ndodhë më kurrë, sepse me gjithë respektin, por këtu jemi në një stad më të lartë sesa ku ka luajtur ai”.

Nga ana tjetër bosi i Liverpulit nuk mund ta kalonte pa pikëllim, duke qenë se me vetëm 2 pikë të marra në dy ndeshje, Jyrgen Klop do i duhet të ndeshet këtë javë me Mançester Junajtid, pa bomberin e tij kryesor:

“Darvin duhet të kuptojë se këtu nuk jemi më te Benfika dhe besoj se nuk ka kuptim të flas më shumë për këtë në publik.

Nuk është absolutisht reagimi që dëshironim të shihnim nga ai, pasi kemi shumë objektiva në lojë, kemi shpenzuar shumë për të qenë një shembull në fushë, në rezultate, por edhe në sjellje”, përfundoi strategu gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat