Nianzo në La Ligë

Futboll

Nianzo në La Ligë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:36
Nianzo në La Ligë

Tanguy Nianzou karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë në skuadrën spanjolle, Sevilla.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se lojtari i Bayern Munich tashmë ndodhet në Sevilla, ku po kryen testet mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën me skuadrën spanjolle.

Ky transferim do t’i kushtojë Sevillas 20 milionë euro, por në marrëveshjen mes dy klubeve thuhet se është përfshira një klauzole e cila i jep mundësin ‘bavarezëve’ për ta riblerë lojtarin.

Nianzou me Sevillan do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat