Vendimi i papritur te PSG

Futboll

Vendimi i papritur te PSG

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:08
Vendimi i papritur te PSG

Klubi i PSG ka filluar riorganizimin që kur në drejtorinë sportive u emërua Luis Kampos. Presidenti Al- Khelaifi kishte bërë të qartë se për lojtarët merrte fund periudha e qejfit dhe lëvizjet e drejtorit të ri e konfirmojnë këtë.

Një ndër gjërat e para që ka bërë Luis Kampos është të punësojë një nutricionist, i cili duhet të kujdeset për dietën e futbollistëve. Ky i fundit do të merret vetëm me ekipin e parë, duke kontrolluar çdo gjë që lojtarët konsumojnë gjatë dy vakteve që tani janë bërë të detyrueshme së bashku, mëngjesit dhe drekës.

Një nga risitë është se nga tavolinat janë zhdukur edhe pijet me gaz dhe çaji i ftohtë. Arsyeja është se nutricionisti në fjalë ka bërë të qartë se këto pije janë të dëmshme për një dietë sportive. Vendimi është miratuar dhe ka hyrë në fuqi që në startin e sezonit, edhe pse “Coca Cola” është një sponsor zyrtar i klubit dhe së fundmi ka nënshkruar me të kontratën e re deri në vitin 2024.

Dieta nuk është e vetmja gjë që ka ndryshuar te PSG. “Le Parisien” ka bërë të ditur se tashëm Kampos ka përpiluar edhe një listë me persona të cilët lejohet të hyjnë në ambientet e skuadrës së parë në qendrën sportive dhe në stadium.

Më parë, thuajse çdo nëpunës i klubit kishte akses në zonën e yjeve të PSG-së dhe tani kjo pjesë u përket vetëm lojtarëve, të cilët do të jenë më të qetë për t’u përqendruar vetëm te paraqitjet në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat