Teuta përforcon mesfushën

Futboll

Teuta përforcon mesfushën

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:11
Teuta mesfushën mesfushën

Teuta mesfushën mesfushën!

Tashmë është zyrtare, Erando Karabeci është futbollisti i ri i Teutës.

Ish-kapiteni i Tiranës pas aventurës që pati me Prishtinën është rikthyer sërish në Durrës pas vetëm një sezoni.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Teutës me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen futbollistit që u shpall kampion me durrsakët përpara dy sezoneve.

Gjithashtu 33-vjeçari kryeqytetas ka fituar një titull kampioni me Tiranën, një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë të Shqipërisë me bardheblutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat