Paga marramendëse

Futboll

Paga marramendëse

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:29
Adrien Rabiot

Refuzoi largimin nga Juventusi, zbulohet paga marramendëse që Rabiot i kërkoi Junajtid!

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot me shumë mundësi do të jetë pjesë e bardhezinjve dhe për sezonin e ardhshëm, me Mançester Junajtid që duket se ka braktisur pistën që të çon të francezi pas kërkesave të larta ekonomike.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, mamaja e 27-vjeçarit e cila është edhe agjentja e tij i kishte kërkuar “Djajve të Kuq” që kontratë 4-vjeçare me një pagë 10 milionë euro neto në sezon për të pranuar transferimin në Angli.

Në këto kushte Junajtid e vlerësoi koston e transferimit shumë të lartë dhe vendosi të hiqte dorë nga Rabiot, me zemërimin që kalon në anën e drejtuesve të Juventusit që po shpresonin të arkëtonin rreth 20 milionë uro nga kjo marrëveshje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat