Mbappe i izoluar te PSG

Futboll

Mbappe i izoluar te PSG

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:46
Mbappe

Kur Kylian Mbappé rinovoi kontratën me PSG-në, nuk e mendonte që do të kishte kaq shumë probleme në dhomat e zhveshjes së klubit parizien sapo të niste sezoni i ri. Të shtunën e kaluar, sulmuesi francez kaloi disa momente tensioni me Neymarin, i cili disa orë pasi nuk e la të ekzekutonte penalltinë e dytë të ndeshjes (ai humbi të parën), i dha “like” dy postime në Twitter ku kritikohej francezi.

Pavarësisht se Le Parisien raportoi të dielën për një ballafaqim mes dy sulmuesve me Luis Campos, Mbappé nuk po e përjeton mirë këtë periudhë tensionesh.

Sipas TNT Sport Brasil, Mbappe priste që ekipi të luante për të, pra që të gjithë lojtarët të ishin në shërbim të tij, por dhënia e fuqisë absolute në grup shqetësoi disa anëtarë të skuadrës, deri në atë pikë sa Mbappé ndihet i izoluar nga të tjerët në dhomën e zhveshjes.

Arsyeja e dytë e zemërimit të Mbappesë është Neymar. Në muajin maj, pikërisht në kohën kur ai ishte shumë afër Realit të Madridit, PSG i bëri disa premtime që ende nuk i ka realizuar.

Një nga premtimet ishte që penalltitë t’i ekzekutonte ai dhe tjetri largimi i brazilianit. Kur Ney e mori vesh, qëndrimi i tij ndryshoi rrënjësisht.

Momentalisht, sezoni i ish-lojtarit të Barcelonës është i shkëlqyer dhe lidershipi i Mbappesë është vënë në pikëpyetje pas asaj që ndodhi të shtunën në Montpellier. Sipas “L’Équipe TV”, lojtarit francez nuk i kanë pëlqyer disa nga vendimet e Luis Campos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat