Lëvizje e papritur

Futboll

Lëvizje e papritur

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:26
Lëvizje e papritur

Mançester Junajtid po përgatit një ofertë për portierin e gjermanëve të Borusia Mynshengladbah, Jan Somer.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, Erik ten Hag po vëzhgon portierin e kombëtares helvete pas fillimit të dobët të sezonit nga spanjolli, David de Gea.

Ky informacion është bërë jehonë edhe nga gazetari i famshëm italian i merkatos, Fabrizio Romano, i cili gjithashtu zbuloi se Junajtidi ka në listë përveç gardianit 33-vjeçar edhe tre top-mbrojtës që mund ta ndjekin atë në stadiumin “Old Trafford”.

Përveç kësaj, Romano konfirmoi se Mynshengladbah, pasi ka ndier rrezikun e Junajtidit ka gati një marrëveshje të re trevjeçare për “plakushin” e portës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat