Lyon u bën bllokadë për talentin

Futboll

Lyon u bën bllokadë për talentin

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 16:06
Malo Gusto

Manchester United dhe Barcelona kanë hedhur sytë në Ligue 1. Anglezët dhe spanjollët duan një mbrojtës të djathtë, që po spikat te Lyon.

Bëhet fjalë për Malo Gusto, 19-vjeçarin që është nën kontratë me francezët deri më 30 qershor 2024.

Lyon nuk ka dëshira ta shesë mbrojtësin e djathtë, por dy klubet e mëdha kanë nisur nga puna duke kontaktuar me agjentët e tij.

Klubi francez gjithashtu po tenton të rinovojë me të. Më parë për Gusto kanë kërkuar informacion edhe Manchester City e PSG..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat