Edhe një përforcim

Futboll

Edhe një përforcim

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:46
Edhe një përforcim

Me Hysajn që mund të largohet drejt Valencias, Lazio vijon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, që do të ishte edhe përforcimi i fundit për këtë sezon merkatoje.

Vetë trajneri Maurizio Sarri e kërkoi publikisht një futbollist në atë pozicion dhe Tare duket i gatshëm ta kënaqë, teksa sipas mediave italiane, tre janë opsionet e klubit bardhekaltër.

I pari është italo-braziliani Emerson Palmeiri, që pas huazimit te Lyoni, është rikthyer te Chelsea, por nuk bën pjesë në planet e Tuchel dhe pritet të lërë sërish Londrën. Lazio është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa Chelsea dëshiron ta shesë menjëherë, teksa palët janë duke negociuar.

Opsione të tjera janë Parisi i Empolit, i cili sapo ka rinovuar deri në 2025-ën, por toskanët nuk duken të bindur ta shesin këtë sezon, pasi shpresojnë t’ia rritin edhe më shumë vlerën deri në verën e ardhshme, si dhe Emanuele Valeri i Cremoneses.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat