Nice interesohet për transferimin e Marcelos

Futboll

Nice interesohet për transferimin e Marcelos

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 22:20
Marcelo

Ekipi francez, Nice po mendon për transferimin e Marcelos.

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, Marcelo vazhdon të jetë lojtar i lirë.

Sipas raportimit nga ‘FootMercato’, Nice po mendon transferimin e brazilianit dhe kanë filluar bisedimet.

Është pikërisht trajneri i skuadrës franceze, Lucien Favre, që ka si prioritet inkorporimin e një mbrojtësi të majtë dhe ka miratuar lëvizjen e Marcelos drejt tyre.

Paga nuk pritet të jetë problem për Nice, pasi janë të gatshëm të paguajnë atë shumë që braziliani do të kërkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat