Oferta e re tremb Inzaghin

Futboll

Oferta e re tremb Inzaghin

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 10:48
Oferta e re tremb Inzaghin

PSG i është rikthyer përsëri pistës Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë, ndërkohë që për të rinovuar kërkon 6 milionë euro pagë sezonale.

GDS shkruan se Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së, po formulon ofertën e fundit: 60 milionë euro + 5 të tjera në formë bonusesh, pra 65 milionë euro në total.

Interi, që deri pak kohësh ishte gati ta linte të lirë Skriniar për 70 milionë euro, tani dëshiron të arkëtojë sa më shumë, konkretisht 90 milionë euro nga e shitja e liderit të prapavijës.

Gjithsesi, mungesa e rinovimit nga lojtari, mund të detyrojë drejtuesit e klubit italian të ulnin pretendimet dhe të pranonin largimin e Skriniar për një shumë më të ulët se ajo që kërkojnë.

Interi ka piketuar si pasues Trevoh Chalobah, 23-vjeçarin e Chelsea, kartoni i të cilit kushton 15-20 milionë euro, ndërkohë që mbetet aktive pista Francesco Acerbin. 34-vjeçari është një njohje e vjetër e trajnerit Inzaghi. Ai pritet të vijë në huazim nga Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat