Fulham “blindon” talentin dardan

Futboll

Fulham “blindon” talentin dardan

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:58
Pajaziti

Adrion Pajaziti luan si mesfushor, ai ka lindur në Londër dhe është rritur në akademinë e Fulhamit, klub që këtë sezon u rikthye në Premier League.

19-vjeçari, i cili numëron 3 ndeshje me Kosovën U21, ishte një ndër lojtarët më të dalluar tek ekipi U21 sezonin e fundit, duke regjistruar dy gola dhe pesë asiste.

Pajaziti ka firmosur sot një kontratë 3+1 me ekipin e parë të Fulhamit, që e nisi kampionatin me dy barazime kundër Liverpoolit dhe Wolves.

“Klubi ka kënaqësinë të njoftojë se Adrion Pajaziti ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, me një opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Paraqitjet pozitive në sezonin e kaluar ndikuan që Adrioni të debutonte me ekipin e parë në ndeshjen e Carabao Cup kundër Birmingham City”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit londinez.

“Jam shumë i lumtur. Kapërcim i bukur për mua, e ardhmja ime është siguruar, por tani duhet të ul kokën dhe të punoj fort.

Jam pjesë e Fulhamit që kur isha 11 vjeç, është fantastike të vijoj rrugëtimin tim këtu. Zhvillova një fazë përgatitore të mirë me ekipin e parë.

Këtë sezon do të luaj në Premier League 2 me ekipin U21. Dua të shpallem lojtari më i mirë i kampionatit”, deklaroi talenti dardan pas firmës mbi kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat