Përforcim nga Skënderbeu

Futboll

Përforcim nga Skënderbeu

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:24
Përforcim nga Skënderbeu

Partizani zyrtarizon edhe Alfred Mensah, i cili vjen në kryeqytet pas aventurës me Skënderbeun, ekip në të cilin u transferua në janarin e vitit 2020.

23-vjeçari ganez luan në majë të sulmit, ndërkohë që ka firmosur deri në vitin 2025 me 16 herë kampionët e Shqipërisë.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025.

Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun”, lexohet në postimin zyrtar të klubit të kuq.

Mensah është përforcimi i tetë i Partizanit, që deri tani ka siguruar shërbimet e Engjëll Hotit, Bruno Telushit, Matei Cvetanoskit, Bekim Rexhepit, David Atanaskoskit, Joze Menich dhe Victor Da Silvës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat