Gati t’i bashkohet Evertonit

Futboll

Gati t’i bashkohet Evertonit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:48
Gati t’i bashkohet Evertonit

Evertoni e ka nisur sezonin e ri të Premier League-s në të njëjtën mënyrë që përfundoi sezonin e fundit: me dy humbje. Gjithashtu klubi nga “Mersyside” ka zhvilluar deri më tani një merkato të dobët dhe në përfundimin e afatit kalimtar rrezikon të humbasë talentin 21-vjeçar  Anthony Gordon.

Anglezi është objektiv i Chelsea-t, me “Blutë” Londrës të gatshëm të shpenzojnë një shumë prej 50 milionë stërlina sulmuesin e ri anësor. Evertoni ka piketuar zëvendësuesin e 21-vjeçarit në rast se Gordon do të largohet.

Bëhet fjalë për Adnan Januzajn. Belgu (me prindër shqiptarë) është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin skadoi në fundin e sezonit.

Në rast se lojtari me origjinë shqiptare do të transferohet tek Evertoni, do të jetë eksperienca e tij e tretë në Angli, pasi më parë ka luajtur me Man. United dhe Sunderlandin.

Januzaj që prej vitit 2017 ishte pjesë e Real Sociedadit dhe në La Liga në total ka zhvilluar 132 ndeshje. Rrugën e rrjetës e ka gjetur shumë pak, pasi në total ka shënuar vetëm 14 gola për bardheblutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat