Atletico refuzoi 127 milionë

Futboll

Atletico refuzoi 127 milionë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 17:22
Atletico refuzoi 127 milionë

Atletico i ka shuar njëherë e mirë zërat mbi të ardhmen e xhevahirit Zhoao Feliks.

Portugezi ishte vënë në shënjestër të Manchester Utd në ditët e fundit, por papritur, “Colchoneros” kanë refuzuar ofertën e çmendur prej 127 milionë eurosh.

Ndonëse spanjollët po përjetojnë një krizë ekonomike, ata sërish nuk kanë dashur që ta sakrifikojnë 22-vjeçarin.

“I paçmueshëm”, ishte përgjigja e Atletikos në rrjetet sociale, për të konfirmuar lajmin e ofertës së refuzuar nga Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat