Llapi sfidohet nga Trepça ‘89

Futboll

Llapi sfidohet nga Trepça ‘89

Nga: K.G.. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 18:59
Llapi

Llapi i Podujevës do të ndeshet me Trepçën ’89 të Mitrovicës, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.. 

Ndeshja do të luhet nesër në orën 17.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapjanët synojnë fitoren e dytë rresht pas asaj të javës së parë me 1:0 ndaj Drenicës së Skenderajt, ndërsa Trepça ’89 barazoi 2:2 me Dritën.

“Ndeshjen e radhës “Minatorët” udhëtojnë për në Podujevë atje ku do priten nga KF Llapi në Stadiumin “Zahir Pajaziti” ditën e Shtunë me fillim nga ora 17:00”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat