Interi prapë e refuzon

Futboll

Interi prapë e refuzon

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:03
MIlan Skriniar

Gianluca Di Marzio ka dhënë detale se si Interi e ka refuzuar ofertën e re nga Paris Saint-Germain për MIlan Skriniar, në një takim që është mbajtur sot.

Gjigantët e Ligue 1 janë në kërkim të transferimit të një mbrojtësi të ri në javët finale të afatit të transfereve, një gjë që publikisht e konfirmoi edhe sot trajneri i tyre, Christophe Galtier gjatë një konference për shtyp sot, e një nga synimet e tij është Skriniar.

PSG tashmë ka bërë disa tentativa për sllovakun 27 vjeçar në fillim të verës dhe tani ata kanë shprehur përsëri interesimin e tyre për të.

Di Marzio ka dhënë detaje së si shefi ekzekutiv i PSG, Antero Henrique është takuar sot me menaxhmentin e Interit në Milan për ta diskutuar një marrëveshje për Skriniar.

Gjiganti francez mësohet se ka ofruar pak më shumë së 50 milionë euro plus bonuse për mbrojtësin, një gjë që menjëherë është refuzuar nga Zikaltërit.

Inter e ka informuar ekipin e Skriniar dhe vetë atë se ata synojnë që t’ia rinovojnë atij kontratën duke ja bërë të qartë atij së sa i rëndësishëm është për klubin. Lojtari asnjëherë nuk e ka shtyrë përpara largimin nga Lombardia, por duhet që të nënshkruajë kontratë të re, pasi që kjo aktualja i skadon vitin e ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat