UEFA ka hapur një hetim kundër 20 klubeve për shkelje të “Fair Play”-it financiar për sezonin 2020/21.
10 prej klubeve presin sanksione, ndërsa në mesin e tyre janë: Barcelona, PSG, Juventus, Roma, Marseille e Inter.
Sanksionet për skuadra si Paris Saint-Germain dhe Marseille mund të kenë natyrë ekonomike, ndërsa disa klube pritet të vuajnë dënime më të rënda. Konkretisht, tashmë Barcelona po përballet me eliminimin nga Kupat e Evropës.
Duhet theksuar se ky është sezoni i fundit në të cilin zbatohen rregullat aktuale të “Fair Play”-it financiar.
Nga viti 2023, UEFA do të prezantojë masa më radikale për shpenzimet në përqindje të kufizuar për pagat e lojtarëve, transferimet dhe komisionet menaxheriale.