Celtic fiton me 0:9

Futboll

Celtic fiton me 0:9

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 18:58
Celtic fiton me 0:9

Celtic Glasgwo shkatërroi 0:9 Dundee United në javën e pestë të Premiershipit skocez, duke shënuar një rekord të ri në këtë kampion: kjo është fitorja më e thellë në transfertë në historinë e elitës së futbollit skocez.

Protagonist absolut në këtë sfidë rezultoi Furuhashi, autor tre golave të parë dhe asistues në golin e gjashtë të realizuar nga Juranovic. Tre gola shënoi edhe Abada, ndërsa listët së golashënuesve iu shtuan edhe Jota e Starfelt.

Celtic ka thyer rekordin që mbante vetë, teksa në vitin 2006 kishte shkatërruar 1-8 Dunfermline.

Në fakt, kjo fundjavë po rezulton e goleadave, teksa në Premier League Liverpooli shkatërroi 9-0 Burnemuthin në “Anfield”, ndërsa më France Montpellier triumfoi 7-0 në fushën e Brestit. 1-6 ka fituar edhe PSV Eindhoveni në fushën e Exelsiorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat