Calhanoglu gati për derbin

Futboll

Calhanoglu gati për derbin

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:39
Calhanoglu gati për derbin

Calhanoglu gati për derbin, mesfushori turk ka një mesazh për Milanin!    

Të shtunën në orën 18:00 do të luhet derbi i Milanos dhe gjithashtu një nga ndeshjet më të bukura të kampionateve kryesore.

Ish-mesfushori i Milanit dhe aktualisht i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur pas ndeshjes ndaj Cremonese për këtë supersfidë.

“Ne e dimë që Milani është bërë një skuadër e fortë, të shtunën na pret një ndeshje e vështirë, por ne jemi plot energji, të dy ekipet luajtën një kampionat të madh vitin e kaluar.

Ne jemi gati për të sfiduar ata dhe normalisht nuk do të jetë e vështirë as për ta”, kështu është shprehur mesfushori turk për sfidën e shumëpritur nga të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat