Çfarë ndodhi mes Theo e Calhanoglu?

Futboll

Çfarë ndodhi mes Theo e Calhanoglu?

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:26
Çfarë ndodhi mes Theo e Calhanoglu?

Hakan Calhanoglu nuk i kishte harruar koret kundër tij në festën e titullit te Milani. Mesfushori turk e tregoi këtë që pa nisur derbi Milan-Inter.

Calhanoglu u kap nga kamerat, teksa nuk pranoi t’i jepte dorën anësorit të majtë të kuqezinjve, Theo Hernandez.

Francezi nga ana tjetër nuk e priti mirë dhe gjestit të Calhanoglu iu përgjigj me një shuplakë të lehtë në qafë.

Dy futbollistët ndërkohë dallohen teksa shkëmbejnë një bisedë mes tyre në ato momente, por sigurisht është e vështirë të dallohet se çfarë kanë thënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat