Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina - Ballkani

Futboll

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina - Ballkani

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 14:41
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina - Ballkani

FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina - FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur.

Kujtojmë se hyrja për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" do të jetë falas në sektorët jug ku janë vendosur tifozët tanë "Plisat" dhe veri për ata mysafirë.

Tifozët dhe adhuruesit e Prishtinës që kanë mbetur pa biletë, mund të vendosen në sektorin e veriut ku vetëm një pjesë do të jetë e zënë me tifozët të Ballkanit.

Biletat për këtë sektorë shpërndahen afër zyrave të klubit.

Ndeshja FC Prishtina - FC Ballkani zhvillohet sonte (e diel, 4 shtator) nga ora 20:00 dhe i takon xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ë Kosovës në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat