​Allegri humb yllin e skuadrës për sfidën me PSG-në

Futboll

​Allegri humb yllin e skuadrës për sfidën me PSG-në

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 15:58
Maximiliano Allegri

Adrien Rabiot është rikthyer në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, por argjentiasni Angel Di Maria nuk është ftuar nga trajneri Maximiliano Allegri.

Ylli argjentinas u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës këtë mëngjes, por nuk u ftua për ndeshjen kundër ish-klubit të tij.

“El Fideo” pësoi një lëndim të shtunën gjatë ndeshjes me Fiorentinën.

Alex Sandro stërviti veçmas nga pjesa tjetër e ekipit mëngjesin e sotëm, por udhëton për në Francë me pjesën tjetër të grupit.

Dushan Vlahovic ka kaluar 90 minuta në stol ndaj Fiorentinës, ndaj pritet që nesër të startojë në Paris.

Max Allegri do të japë lajmet më të fundit të ekipit përpara ndeshjes së nesërme me PSG-në në një konferencë për shtyp me Leonardo Bonuccin më vonë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat