Gjyqtari hidhet në ajër nga lojtarët

Futboll

Gjyqtari hidhet në ajër nga lojtarët

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 23:22
Gjyqtari hidhet në ajër

Japonia është një vend ku jepen shumë shembuj se si duhen bërë mirë gjërat. Pa dyshim, disiplina dhe mirënjohja që tregojnë zakonisht njerëzit e saj është një shembull i denjë.

Dashurinë e popullit japonez e përjetoi arbitri 53-vjeçar i Tokios, Nobutsugu Murakami, në ditën e daljes së tij në pension, në ndeshjen mes Nagoya Grampus dhe Urawa Reds.

Arbitri japonez ka gjykuar për 15 vjet në Ligën J1, që është divizioni i parë japonez. Prandaj, lojtarët nga të dyja skuadrat dhe shikuesit që u mblodhën në stadiumin “Toyota” i bënë homazhe gjyqtarit për karrierën e tij.

Një nga momentet më emocionale, por edhe surreale, ishte kur një nga lojtarët e Urawa Reds hoqi fanellën e tij për të zbuluar një tjetër që kishte veshur poshtë me një mesazh për arbitrin.

Murakami, kur pa gjestin, u zhvendos në njërën anë dhe i tregoi lojtarit një karton të verdhë, në atë që do të ishte paralajmërimi i fundit i karrierës së tij. Më vonë, të dy protagonistët u bashkuan në një përqafim, ndërsa u dëgjua një ovacion shurdhues.

Pasi mbaroi kjo skenë, lojtarët i kërkuan Murakamit të qëndronte në qendër të të gjithëve, në mënyrë që ata ta hidhnin në ajër, ndërsa publiku brohoriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat