Hernandez do të mungojë një muaj pas dëmtimi ndaj Barcelonës

Futboll

Hernandez do të mungojë një muaj pas dëmtimi ndaj Barcelonës

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:23
Hernandez

Hernandez do të mungojë një muaj pas dëmtimi ndaj Barcelonës!

Lajme të këqija për Bayernin dhe kombëtaren franceze, që duhet të bëjnë një muaj pa Lucas Hernandez. Mbrojtësi i ekipi bavarez u dëmtua mbrëmjen e djeshme në aduktor gjatë sfidës kundër Barcelonës, një ndeshje në të cilën ai do të shënonte.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze lojtari ka bërë vizitat mjekësore që kanë evidentuar dëmtimin, ndërkohë që koha e rikuperimit shkon në 5 javë.

Hernandez në këtë mënyrë do të mungojë në grumbullimin e radhës së Francez, në dy ndeshjet ndaj Austrisë dhe Danimarkës. Bayerni këtë verë transferoi De Ligt, ndaj dhe mungesa e tij te ekipi gjerman nuk është se do të ndihet shumë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat