Lista e zezë e Juventusit

Futboll

Lista e zezë e Juventusit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:04
Lista e zezë e Juventusit

Është një krizë shumë e zezë. Në këtë moment Massimiliano Allegri po përballet me periudhën më të komplikuar që kur është ulur në stolin e Juventus-it.

“Zonja e Vjetër” është në vështirësi të dukshme: pas humbjes në Champions League ndaj Benfica-s, Vlahovic dhe shokët e tij u mundën edhe në fushën e Monza-s, duke i lejuar bardhekuqve fitoren e parë historike në Serie A.

Nëse asgjë nuk ka humbur ende në kampionat dhe nuk mungon koha për të rikuperuar, në Champions League tashmë situata është e komprometuar.

Nuk kishte ndodhur kurrë që torinezët të humbnin dy ndeshjet e para të grupit. Duke demonstruar konfuzionin total në të cilin gjendet tani ambienti bardhezi.

Tifozët tashmë e kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre: shumë, pothuajse të gjithë, do të donin një shkarkim të menjëhershëm të Allegri-t, i cili po zhgënjen gjithnjë e më shumë edhe nga pikëpamja komunikuese.

Klubi, siç dëshmojnë fjalët e drejtuesit Arrivabene, ka zgjedhur të mos ndërhyjë për momentin, por është e qartë se, nëse ndodhin gabime të mëtejshme, klubi mund të bindet të bëjë ndryshimin në stol, pavarësisht nga kostoja e madhe.

Natyrisht, ishte më se legjitime të pritej një fillim krejt ndryshe, aq më tepër pas merkatos së verës. Dhe duke folur për merkaton, ka një fakt që të bën përshtypje veçanërisht negative.

Observatori CIES ka publikuar një studim mbi operacionet në merkato dhe  të shpenzimeve të kryera nga klubet aktuale të pesë kampionateve më të mira europiane, nga korriku 2012 deri më sot.

Vlerat e lojtarëve – të vlerësuara në bazë të modelit statistikor CIES – u krahasuan para çdo transferimi. Në krye të kësaj renditjeje të veçantë, në raport me inflacionin e çmimeve, është Manchester United me një investim total prej 238 milionë eurosh më i lartë se vlera e parashikuar e lojtarëve të shtuar në skuadrën e tyre.

Menjëherë më pas gjejmë Juventus-in, me një shpenzim të tepruar prej 234 milionë euro në total (+ 29%). Në vendin e tretë, megjithatë, është Paris Saint-Germain (162 milionë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat