Ukraina e papërmbajtshme

Futboll

Ukraina e papërmbajtshme

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 18:33
Ukraina e papërmbajtshme

E jashtëzakonshme ishte fitorja e Ukrainës ndaj Armenisë në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”. Ukrainasit triumfuan me 5 gola dhe njëkohësisht morën kreun e grupit 1 në Leaguen B të Nations League.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, me golin e vetëm që u realizua nga Tymchyk në minutën e 22’.

Ndërsa në fraksionin e dytë ukrainasit do të ishin dominues të padiskutuar dhe do të shënonin edhe katër gola të tjerë. Me Zubkov që realizoi në minutën e 57’, Dovbyk në minutën e 69’, Ignatenko realizoi në minutën e 81’, ndërsa Bovbyk do të gjente golin e dytë personal dhe do të vuloste rezultatin e kësaj sfide në minutën e 84’.

Kështu Ukraina rikthehet te fitorja, pasi në fundjavë pësoi disfatë 3-0 përballë Skocisë.

Pas këtij takimi Ukraina kryeson Grupin 1 të League B me 7 pikë, ndërsa Armenia rendiet e fundit me vetëm 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat