Williams është një nga emrat e rinj

Futboll

Williams është një nga emrat e rinj

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 16:22
Williams

Sulmuesi 20-vjeçar i Athletic Bilbao, Nico Williams është një nga emrat e rinj që po bie në sy jo vetëm në La Liga, por edhe më tej.

Williams ka rënë në radarët e Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që ndodhet në moment aspak të mirë dhe i duhet garanci për të ardhmen në sulm.

20-vjeçari, i cili ka kontratë deri në 2024-ën me klubin spanjoll, ka luajtur në 6 ndeshje në këtë edicion të La Liga-s dhe në to ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asist.

Mbrëmjen e së shtunës, Nico bëri edhe debutimin me kombëtaren spanjolle, ku tregoi një formë që i la të gjithë pa fjalë.

Juve, raportohet se është e gatshme të paguajë plot 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit, por vlen të theksohet se vlera e 20-vjeçarit aktualisht është 22 milionë euro dhe nëse vijon të ketë formën me të cilën e ka nisur këtë sezon ajo pritet të shkojë edhe më shumë dhe njëkohësisht pritet që shumë shpejt të jetë nën radarët e disa prej klubeve më të mëdha të ligave kryesore në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat