Pika pa kthim ...

Futboll

Pika pa kthim ...

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 19:59
Pika pa kthim ...

Lamtumira nga Interi. Sfida stimuluese në Monza. Lëndimi dhe vendimi për të dalë në pension. Brenda pak muajsh, karriera dhe jeta e Andrea Ranocchia-s ndryshoi papritur.

Pika pa kthim ishte gara në Napoli: aty u lëndua, që nga ai moment kuptoi se ndoshta ishte koha për të thënë mjaft. Duhet të jetë dukur si një lloj sinjali që ju dërgon fati dhe më pas ju vë përpara një zgjedhjeje që nuk mund ta shtyni më.

Ish-mbrojtësi e kishte menduar prej kohesh, brenda tij kishte hapur një mendim që pasi kishte mbyllur eksperiencën e tij dhjetëvjeçare te Interi, në moshën 34-vjeçare, u përpoq të shuante atë zë të vogël duke u fokusuar te fusha, rutina, stërvitjet, ndeshjet, adrenalina dhe objektivi.

Derisa lëndimi dhe ndërgjegjësimi i kohëve mjaft të gjata të rikuperimit (3 muaj) iu errësua rreth tij, shoqëruar me atë ndjenjën e çuditshme që ishte si krimbi i drurit. Ndaj kur e pyesin se çfarë e shtyu të vari këpucët, t’i thotë lamtumirë futbollit, ai bën me dije se vendimi i tij vjen nga larg.

Vlerësimi i kohërave të rikuperimit pati një ndikim relativ: “Nuk kishte asnjë episod nxitës – pranoi ai në një intervistë me Gazzetta dello Sport -. Ishte që nga prilli që entuziazmi im për futbollin ishte zvogëluar. Kjo ndodhi edhe për një sërë çështjesh private”.

I sinqertë, para së gjithash me veten. Njeriu mbizotëroi mbi lojtarin, arsyeja heshti zemrën dhe pasionin. Nuk bëhej fjalë vetëm për gjendjen fizike, e cila herët a vonë do të kthehej, por për motive të brendshme dhe aq më tepër për respekt të thellë ndaj atyre që i kishin besuar.

Atyre që besojnë te ju, ju tregoni gjithçka. Edhe nëse dhemb. Dialogu me menaxherin e Monzas, Adriano Galliani, ka qenë zemërhapur: “I shpjegova se çfarë ndjeja dhe mbi të gjitha që nuk doja të tallesha as me veten, as me ata që më kishin zgjedhur. Ai u befasua por ai i kuptoi arsyet e mia dhe i respektoi ato”.

Ranocchia dhe Monza e ndërprenë kontratën me konsensus. Futbollisti e bëri këtë duke hequr dorë nga shumë para. Mund të vazhdonte të ishte anëtar dhe të merrte rrogën e pritshme, por preferoi t’u jepte vlerën e duhur gjërave. Dhe sqaroi se surpriza e Gallianit sigurisht që nuk ka qenë në lidhje me shumën e pagave.

“Heqja dorë nga paratë? Kjo nuk është ajo që e befasoi. Është diçka për të cilën nuk dua të flas nga respekti për ata qe mezi arrijne fundin e muajit per te perballuar jetesen”.

Mesazhe të shumta kanë ardhur ditët e fundit, mes tyre edhe ai i Luciano Spallettit.

Figura e trajnerit lidhet edhe me një episod që ish-mbrojtësi nuk do ta harrojë kurrë dhe do ta mbajë ndër kujtimet e pashlyeshme të karrierës së tij. Ndodhi pesë vjet më parë, gjatë tërheqjes së Interit në Riscone. Një fansi që kishte vënë në shënjestër Ranocchia dhe po e mundonte, ai iu drejtua drejtpërdrejt, e mori nga gjoksi, u përball me të ballë për ballë. “Ai pothuajse i dha disa shuplaka. Ishte hera e parë që dikush kalonte kohë duke më mbrojtur mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat