Të mërkurën zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përballja e shtyer e xhiros së tretë fillon nga ora 19:00.
“Plisat” kanë bërë thirrje që t’i japin një përkrahje masovike skuadrës së tyre të zemrës në këtë ndeshje mjaft të vështirë.
Ndeshja pritet të jetë tejet e zjarrtë, pasiqë udhëtimin drejt kryqytetit e kanë konfirmuar edhe tifozët e Dritës, “Intelektualët”.
Postimi i plotë nga “Plisat”:
KU JE T’MËRKURËN? N’STADION
Dita e mërkurë ka vetëm një adresë, vetëm një qëllim. Klubi jonë i zemrës ndeshet me klubin Drita nga Gjilani. Qëllimi i vetëm është përkrahja masovike ndaj djemve kryeqytetas. Andaj, të mërkurën me 28 shtator, t’i mbushim shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ndeshja fillon në ora 19:00, kurse shpërndarja e biletave për Plisat bëhet në Fan Club nga ora 16:00.