Ankth tek Interi për mesfushorin

Futboll

Ankth tek Interi për mesfushorin

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 23:10
Ankth tek Interi për mesfushorin

Liga e Kombeve vazhdon të jetë e mallkuar për skuadrat italiane. Dëmtime e shumta po kthehen shqetësim serioz për ekipet e Serisë A dhe skuadra e fundit që merr një lajm të keq është Interi.

Marcelo Brozovic braktisi ndeshjen Kroaci-Austri që në minutën e 18-të për arsye fizike. Regjizori zikaltër është dëmtuar vetë, pa pasur kontakt me kundërshtarët, dhe ka kërkuar ndërrimin.

Problemi i mesfushorit është i natyrës muskulore në kofshën e majtë.

Pas angazhimeve me Kroacinë, Brozovic do të rikthehet në “La Pinetina”, ku stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit.

Në kampionat, në çdo rast, kroati nuk do të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Romës për shkak të skualifikimit (mund të ketë ardhur shansi i Kristjan Asllanit), por Interi, të martën, më 4 tetor, pret Barcelonën në “Meazza” në një përplasje vendimtare për kualifikimin në 1/16 e Champions League.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat