Brozovic i hap telashe Inzaghit

Futboll

Brozovic i hap telashe Inzaghit

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 23:59
Marcelo Brozovic

Marcelo Brozovic është lojtari i radhës që ka pësuar një lëndim.

Ylli kroat i skuadrës së Inter ka pësuar një lëndim dhe sipas raportimeve të fundit, do të mungojë 3-4 javë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, mesfushori i Inter pritet t’i humb të dyja ndeshjet ndaj Barcelonës.

Inter dhe Barcelona do të përballen në kuadër të Champions League, në fazën e grupeve.

Brozovic është një nga shtyllat e mesfushës së Inter dhe kjo do të jetë mungesë e madhe për Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat