Commisso tallet rëndë me Juventusin

Futboll

Commisso tallet rëndë me Juventusin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:19
Commisso

“Nëse do ta shes Fiorentinën pasi të mbarojnë punimet e ‘Viola Park’? Jo. Kam ndërmend ta mbaj dhe ta ndihmoj të bëjë më mire. Sezonin e kaluar përfunduam në vendin e shtatë dhe tani duam të rritemi më tej”.

Rocco Commisso e tha këtë në një intervistë për “Sportilia”, ku shtoi: “Shpenzimet e qendrës sportive janë rritur në mënyrë dramatike, por edhe gruaja ime dhe unë duam të lëmë diçka në Firence, është krenaria jonë. Zërat e një oferte për klubin nga fondi Pif? Nuk ka ardhur kurrë.

Juventusi, Milani, Interi kanë humbur qindra milionë euro vitet e fundit, nuk më pëlqejnë. Unë kam fituar 16 milionë dhe nuk bëj vrima në bilanc. Me shitjen e Vlahovic për 75 milionë euro mora Ikoné, Cabral, Dodo, Gollini, Mandragora, Barak. Dhe meqenëse kam ende para të Vlahovic (ai dhe agjenti i tij nuk kanë qenë të sinqertë me mua) dhe Chiesa, do të financoj blerje të tjera”.

Ai mbrojti trajnerin Italiano dhe skuadrën, pavarësisht një fillimi të përzier të sezonit: “E nisëm mirë duke fituar ndeshjet e para, por tani kemi 3 pikë më pak se sezonin e kaluar, edhe pse kishim Vlahovic në atë kohë… Iu kam kërkuar trajnerit dhe lojtarëve të fitojnë të paktën 6 pikë në tri ndeshjet e ardhshme të Serie A dhe të buzëqeshim. Do të doja të shihja më pak pasime për portierin, disa na kanë kushtuar gola…

Nënshkrimet e reja? Unë kam besim se Jovic dhe Cabral do të zhbllokohen, i gjithë ekipi do të rritet. Ne kemi pasur gjithashtu shumë lëndime. Falënderoj fansat, edhe pse nuk më pëlqeu episodi me Spallettin, pasi nuk më pëlqen kurrë racizmi. Dhe atyre që më ftojnë të largohem, iu përgjigjem se kanë një javë kohë të gjejnë lekët dhe të blejnë Fiorentinën, por vetëm nëse janë fiorentinë autentikë…”

Mbylljen e bën me një shaka të kripur: “Nëse do ta rimerrja Vlahovicin? Ndoshta për 10 milionë euro po, siç bëri Interi me Lukakun”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat