Telashe të mëdha për talentin e Ajax-it

Futboll

Telashe të mëdha për talentin e Ajax-it

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:20
Telashe të mëdha për talentin e Ajax-it

Në rastin e makinës së shtrenjtë të Mo Ihattaren, i cili u martua këtë fundjavë, policia po merr parasysh zjarrvënien e qëllimshme, tha një zëdhënës. Në Holandë, makina ‘Porsche Panamera’ ka një çmim listimi prej më shumë se 177.000 euro.

Në fakt, një fat të tillë të keq pati edhe makina e vëllait të futbollistit maroken të Ajax. Rreth orës 3 të mëngjesit të së martës mbrëma, oficerët gjetën një makinë në flakë në Bernadottelaan. Menjëherë është lajmëruar zjarrfikësja.

Policia e Utrecht thotë se mori deklaratat e personave të lagjes të martën dhe do të vëzhdojë imazhet e kamerës në rreth-rrotullimin e Kanaleneiland. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin që dogji BMW seria 3 e vëllait të Mo, Yassir Ihattaren. Hetimet janë ende në vazhdim për zjarrin e parë.

Familja Ihattaren ka kohë që po zhurmon, njoftoi “De Telegraaf” në gusht. Mesfushori-sulmues do të duhej të përballej me kërcënimet nga mjedisi kriminal. Shqetësimet, veçanërisht midis detektivëve, u shtuan kur oficerët e policisë vunë re se disa figura me paraardhës kriminalë ndodheshin në afërsi të Ihattaren dhe familjes së tij.

Sipas burimeve, ata madje do të ishin në makinën e futbollistit, të vënë në dispozicion nga Ajax, dhe janë parë në bunkerin ku zhvillohet procesi famëkeq Marengo. Vetë Ihattaren nuk përfshihet në aktivitete kriminale, por “fërkohet” me persona të këqij.

Për shkak të kërcënimit nga ambienti kriminal, ekspertët e sigurisë nuk e kanë konsideruar të justifikuar paraqitjen e tij në klub. Kërcënimi thuhet se ka lindur pasi Ihattaren u lidh me një të re nga zona ku jeton. Lidhja hasi shumë rezistencë nga familja e vajzës.

Ihattaren më pas u përball me kërcënime serioze për jetën private. Kërcënimi ka ardhur nga një burim kriminal, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat