Tifozët e Tiranës për derbin: Luajmë kundër pacientëve

Futboll

Tifozët e Tiranës për derbin: Luajmë kundër pacientëve

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:17
Tifozët e Tiranës për derbin

As në ditën e Kombëtares nuk ka paqe.

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do të luhet në këtë javë të Superiores është ndezur.

Tifozët e Tiranës kanë shkruar në rrjetin e tyre sociale nëpërmjet tifo grupit “Tirona Fanatics”, duke iu drejtuar Partizanit si ekipi më i shëmtuar në historinë e futbollit.

“Të dielën jemi kundër pacientëve, të dielën luajmë kundër fansave indirekt, kundër ekipit më të fëlliqur e më të shëmtuar në historinë e futbollit, prandaj dhe fitorja është DETYRIM! Gati për leksionet e rradhës, për ju shkollë dhe ditë të dielë! Ora 19:00 – Air Albania. Detajet e kortezhit dhe organizimit do të dalin gjatë javës. Për kryeqytetin, për Tironën!”, shkruhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat