Anglia, një Botëror luksi

Futboll

Anglia, një Botëror luksi

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:51
Anglia, një Botëror luksi

Qëndrimi në Katar, gjatë botërorit të futbollit, do t’i kushtojë shtrenjtë familjeve të futbollistëve të Anglisë.

Ata janë paralajmëruar se mund të paguajnë 250 paund për çdo person për një vakt ushqimi gjatë qëndrimit në Katar. Të afërmit e futbollistëve të kombëtares angleze morën pjesë në një konferencë në ‘Wembley’ ku u konsultuan për një numër detajesh logjistike dhe sigurie përpara turneut. Ndër të tjera atyre iu tha se do të përballen me çmime tepër të larta në Katar.

Një nga shembujt ishte mundësia për të paguar 250 paund secili për një vakt me tre pjata, plus pijet. Familjet u këshilluan gjithashtu se qëndrimi në një hotel luksoz mund të kushtonte 3000 paund nata.

Disa familje kanë parë mundësinë e marrjes me qira të ambjenteve private me kuota që shkojnë deri në 350.000 paund për një pronë që mund të ketë deri në gjashtë dhoma gjumi.

Shumë prej tyre kanë bërë rezervime në hotelet e Katarit ose në avionë lundrimi, të ndërtuar së fundi nga vendi organizator i Botërorit.

Por familje të tjera do të vendosen edhe në Dubai. Organizatorët e Botërorit kanë vendosur fluturime prej 150 paundsh midis Dubait dhe Katarit për t’iu dhënë mundësinë familjeve të udhëtojnë midis shteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndjekur ndeshjet.

Familjet u informuan gjithashtu mbi planet e sigurisë së ndërmarra nga Federata Angleze e Futbollit, mes shqetësimeve nga disa, të cilët janë të pavendosur nëse duan të udhëtojnë në Katar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat