Cancelo në Real Madrid?

Futboll

Cancelo në Real Madrid?

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:47
Cancelo në Real Madrid?

Real Madridi është i interesuar për mbrojtësin e Manchester Cityt, Joao Cancelo.

“AS” shkruan se ‘Los Blancos’ dëshiron të transferoj Cancelon për sezonin e ardhshëm.

28 vjeçari në muajin shkurt të këtij viti zgjati kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë deri në vitin 2027.

Megjithatë, lojtari dhe ‘qytetarët’ mund të ndajnë rrugët në verën që vjen pasi që Real Madrid i ka vënë syrin Cancelos të cilin dëshiron ta ketë në skuadër në edicionin e ardhshëm.

Gjiganti spanjoll shpreson të shpenzojë 40-50 milionë euro për mbrojtësin e krahut.

Cancelo thuhet së tashmë është i vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit dhe nuk e fsheh dëshirën për t’u transferuar në Madrid verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat