Ulpiana përforcon pozitën e parë

Futboll

Ulpiana përforcon pozitën e parë

Nga: K. G. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:02
Ulpiana përforcon pozitën e parë

Ulpiana e Lipjanit ka arkëtuar tre pikë të mëdha në takimin e javës së shtatë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.

Lipjanasit shënuan fitoren me rezultat 2:1 në derbin me rivalin lokal, Arbërinë e Dobrajës së Madhe.

Futbollistët Murati dhe Tasholli shënuan për fitoren e Ulpianës. Molliqaj shënoi për Arbërinë.

Pas javës së shtatë, Ulpiana kryeson me 16 pikë dhe Arbëria renditet në vend të shtatë 7 sosh.

“Ashtu edhe siç pritej nga të gjithë derbin lokal e fitoi skuadra bardh e kaltërt, krenaria e qytetit KF Ulpiana”, shkruan në faqen e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat