Koln përmbys Dortmundin

Futboll

Koln përmbys Dortmundin

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:10
Koln përmbys Dortmundin

Koln fitoinme përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Dortmund, në një sfidë shumë të luftuar nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë e parë u mbyll me vetëm një gol dhe ai u realizua nga Brandt në minutën e 31’, duke i dhënë avantazhin ekipit të Dortmund.

Ndërsa pjesa e dytë do të ndryshonte ‘fytyrat” e skuadrave, pasi në minutën e 53’ Kainz barazoi për Koln. Në minutën e 56’ Tigges përmbysi gjithçka, ndërsa në të 71-ën ishte Ljubicic ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe realizoi golin e tretë për vendasit. Dortmund ngushtoi diferencën në minutën e 78’ pas një autogoli të Schmitz, por në fund nuk ia doli të merrte pikë nga ky takim.

Pas raundit te tetë të Bundesliga Koln renditet në vend të 7 me 13 pikë, teksa Dortmund në vend të katërt me 15 pikë.

Union Berlin është ndalur në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, në takimin që u mbyll me rezultatin 2-0. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 12’ me Gotze, ndërsa në minutën e 42’ Lindstrom dyfishoi avantazhin e Frankfurt.

Në minutën e 69’ vendasit mbetën me 10 lojtarë në fushën e lojës pas dy kartonëve të verdhë të marrë nga Kolo Muani, por edhe pse në superioritet numerik Union Berlin nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës.

Pas këtij raundi Union Berlin kryeson me 17 pikë, teksa Frankfurt ngjitet në vend të 5 me 14 pikë të grumbulluara në 8 javë.

Freiburg-Mainz u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1, me golat që për ta i realizuan Gregoritsch në minutën e 3’ dhe Kyereh në minutën e 37’. Teksa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti Martin në minutën e 52’. Pas javës së 8 të Bundesliga Freiburg ngjitet në vend të dytë me 17 pikë, teksa Mainz bie në vend të 10 me 11 pikë.

RB Leipzig ka bërë poker ndaj Bochum, në ndeshjen që e dominoi të gjithën. Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 15’ me Werner, më pas shënoi Nkunku në minutën e 23’, Werner realizoi golin e dytë personal në minutën e 53’, në minutën e 64’ Nkunku humbi një penallti, ndërsa në minutën e 85’ ishte po Nkunku protagonist, duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij.

Pas këtij takimi Leipzig renditet në vend të 9 me 11 pikë, teksa Bochum në vend të fundit me vetëm 1 pikë.

Wolfsburg-Stuttgart u mbyll me rezultatin 3-2.golat për vendasit i realizuan Marmoush në minutën e 23’, Arnold në minutën e 38’ dhe Gerhardt në minutën e 90+1’. Teksa për Stuttgart realizuan Guirassy në minutën e 22’ dhe Mavropanos në të 45+1’.

Pas javës së 8 Wolfsburg renditet në vend të 13 me 8 pikë, teksa Stuttgart në vend të 16 me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat